• Pastrim i gurëzave të dhëmbëve - Klinika Golden Dental

Pastrim i gurëzave në dhëmbë

Gurëzat e dhëmbëve nuk janë gjë tjeter veçse akumulimi pllakës bakteriale dhe i mbeturinave ushqimore. Nën veprimin e toksinave ato ndryshojnë trajtë duke u akumuluar në formë gurësh.

Nëse gurëzat nuk pastrohen ato mund të kthehen në ngjyrë kafe dhe mund të shkaktojnë infeksione orale, erë të keqe të gojës, prishjen e dhëmbëve dhe gjithashtu një problem estetik në buzëqeshje.

Për të ulur mundesine e formimin e pllakës dhe gurëzave ju duhet të lani dhëmbët vazhdimisht duke përdorur pastë dhëmbësh të veçantë dhe përdorimin e fijes dentare.

Nëse gurëzat janë formuar, në këtë  rast është vetëm dentisti ai i cilini mund ti heqe dhe te pastroje dhëmbet me anë të instrumenteve manuale dhe ultrasonike. Pastrimi i gurëzave tek dentisti ka një rëndësi të vecantë, sepse përfaqëson një ndër masat kryesore për parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëbëve

Sa shpesh duhet të bëhet pastrimi i gurëzave? Pastrimi i gurëzave këshillohet që të kryet zakonisht çdo 6 muaj ose çdo 1 vit për dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm. Ritmi i formimit të gurëzave është i ndryshëm nga individi në individ e për pasojë dhe intervali ikohës nga një pastrim në tjetrin ndryshon. 

Kërkesë për Konsultim

Na vini në provë, lini takimin tuaj për një konsultim falas