• Zbardhja profesionale e dhëmbëve . Stomatologji Estetike - Klinika Golden Dental

Stomatologji Estetike

Ngjyra e dhembëve ndryshon nga një individ në tjetrin. Ndikimi kryesor në larmishmërinë e nuancave është ngjyra e dentinës gjithashtu dhe faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshem. Për të arritur buzëqeshjen që keni ëndërruar sot me evolimin e teknologjisë ka preparate dhe pajisje të ndryshme që iu vijnë në ndihmë gjithashtu dhe zgjidhje permanente si fasetat. Përpara cdo proceduarë estetike duhet te realizohet një seance higjene orale që përfshin pastrim profesional dhe mjekimin e mishërave.

  • Zbardhimi në klinikë pa lazer: nuk është absolutisht i dëmshëm. Realizohet nga mjeku specialist duke përdorur preparate si peroksid carbamide ose peroksid hidrogjeni. Nuk Ka efekt anesore përvec sensitivitetit ditën e parë.
  • Zbardhimi ne klinikë me lazer: Realizohet në klinikë nga mjeku specialist duke përdorur preparate të peroksidit të hidrgjenit 38% nën veprimin e llambës së lazerit e cila përshpejton reaksionin. Zakonisht brenda një ore (60 min) arrini rezultatet për një buzëqeshje të paster. Kjo veprimtari realizohet sipas protokollit the një diagnozë korrekte duke përjashtuar mundesinë e efkteve anësore.
    Në këtë rastsensibiliteti është pak më i lartë por mos u shqetësoni,  klinika Golden Dental ju vin në ndihmë nëpërmjet preparateve që disponon.
  • Zbardhimi ne shtepi: Se pari duhet cilësuar që realizohet nën vëzhgimin e specialist it. Pacienti duhet të këtë realizuar pastrimin e gurëzave dhe një seancë të higjenës orale tek dentisti dhe me pas me anë të maskerinave personale realizon procesin e zbardhimit. Mbush maskerinat me preparatet e peroksidit te hidrogjenit 10% dhe i mban 3-4 ore në ditë per 5-10 ditë.
  • Fasetat Veneer: Buzeqeshja Hollivudiane arrihet me anë të fasetave Venner ose vetëm qeramike. Janë punime vërtet konservative qe ruajnë strukturën e dhëmbëve tuaj duke I rikthyer formën dhe ngjyrën qe ju deshironi.
  • Fasetat zirkon: Ashtu si ato të qeramikës kemi dhe faseta zirkon të cilat janë po aq estetike por edhe resistente.

  • Fasetat kompozit: Janë punime konservative por që realizohen me materiale të kompoziteve të ndryshëm. Janë estetike por mund të ndikohen nga ngjyrimet e jashtme dhe rezistenca është më e ulet se materialet e tjera. Mund të konsiderohen si zgjidhje afatshkurtër .

Kërkesë për Konsultim

Na vini në provë, lini takimin tuaj për një konsultim falas