• Dentist në Tiranë Dr. Zeka Ervin - Klinika Golden Dental

Dr. Zeka Ervin

Në 2001 ka filluar si praktikant për laborant dentar në laburatorin “Art Dent” bashkepunim Shqipëtaro-Turk për një periudhë 3 vjeçare.

Në vitin 2006 ka mbaruar kolegjin parauniversitar ‘Safir’ nga ku mori titullin Laburant dhe Protezist i Lartë Dentar .
Gjatë këtyre viteve ka punuar në laburatorin Turk ‘Dipen’. Vazhdoi si laburant dentar për një periudhë 2 vjeçare në laburatorin ‘Tirana Dent’ nga viti 2006-2008.
Në vitin 2008 u vetëpunësua në laburatorin e tij ‘Smile Dent’. Në vitin 2014 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të natyrës Dega Stomatologji nga ku mori titullin Master Shkencash në Stomatologji.

Në vitin 2015 mori pjesë në kursin e implanteve Nature Implants të zhvilluar në Bad Nauheim në Gjermani. Gjatë kesaj kohe gjithashtu zhvilloi dhe kurse të tjera në fushën e Kirurgjisë dhe Implantologjisë të zhvilluar jashtë vendit si në Itali dhe Turqi.
Pjesëmarrës në Konferenca të ndryshme të Kirurgjisë zhvilluar nga Dental Leader Corsi, Albania University, ShDSh ect.
Për me shumë mund të kontaktoni personalisht Dr. Zeka te adresa [email protected] ose plotëso formularin më poshtë.

Kërkesë për Konsultim nga Dr. Zeka